Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Si konfirmohet procesi politik i drejtësisë?

‘Ju kërkoj ta merrni me shumë impenjim’/ Çuçi zbulon si po përdor Rama turin partiak me diasporën me shpenzimet e buxhetit

‘Ju kërkoj ta merrni me shumë impenjim’/ Çuçi zbulon si po përdor Rama turin partiak me diasporën me shpenzimet e buxhetit

11:28, 13/05/2024
A+ Aa A-

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e përjavshme, ku temë krysore e diskutimit ka qenë angazhimi i deputetëve për të mbushur sallat e takimeve partiake të Ramës nëpër Europë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi, duket se ka përcjellë porositë e Ramës për takimin e Athinës, teksa për takimin e radhë në Itali ka kërkuar edhe më shumë impenjim nga deputetët socialistë.

Nga mbledhja dhe fjala e Bledi Çuçit në GP duket qartë që turi i takimeve me diasporën nuk bëhet nga kuadër shtetëror, ku kryeministri shkon takon diasporën pa dallime partiake, por shkon si kreu i Rilindjes dhe për qëllime partiake e elektorale të Partisë Socialiste.

Takimi i Athinës, ku të gjithë kryetarët e bashkive të vendit, deputetë e ministra së bashku me qindra autobosë me punonjës të administratës mbushën sallën e pallatit të sportit, por marrëveshja e pagesave të shpenzimeve të aktivitetit u bë në emër të qeverisë shqiptare.

Pra, këto takime partiake si ai në Athinë dhe në vendet e tjera të Europës do të paguhet nga taksat e shqiptarëve, por kamuflohen si lëvizje e kreut të qeverisë dhe paratë merren nga xhepat e taksapaguesve e nga jo financat e Partisë Socialiste.

Bledi Çuçi në fjalën e tij sot në GP, pasi i ka falënderuar deputetët që mbushën sallën Ramës në Athinë me patronazhistë të administratës publike u ka kërkuar të bëjnë të njëjtën gjë më me shumë impenjim edhe në Itali, në takimin e radhës më 26 maj.

 "Të gjithë kolegët që kanë lidhje personale apo elektorale të angazhohen për takimin e radhës në Milano pas dy javësh. Ju kërkoj ta merrni me shumë impenjim", tha Çuçi.

Mbledhja vijoi më pas me diskutime për axhendën parlamentare.

Çuçi ndau me deputetët projektligjet dhe marrëveshjet që pritet të dërgohen në seancën e ditës së enjte në Kuvend teksa përsëriti kërkesën për të mos pasur mungesa në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe në seancën plenare.

Më pas disa deputetë ngritën për diskutim çështje të ndryshme komunitare sipas zonave të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco