VIDEO/ ‘Metamorfoza’ që bashkoi krimin me politikën - Intervistë me analistin Alfred Lela

17:00, 23/05/2024
A+ Aa A-

Pjesë nga intervista e z. Alfred Lela, Drejtor i Komunikimit në PD, dhënë sot në SYRI TV lidhur me dosjen hetimore dhe operacionin e SPAK të koduar si “Metamorfoza”.

Alfred Lela: “Nëse lexon dosjen, je njohur me materialet me copëza të dosjes, që janë biseda të transkriptuara në shtypin e ditës, mediat online ose të tjera, është e qartë ajo që duket: silueta ose konturet e një gjëje që nuk thuhet, nuk merret përsipër nga SPAK-u por duket në transkripte është prania shtetërore në disa nivele, shefa policie, drejtorë policie, policë të RENEA-s, policë të tjerë, deputetë, ish-deputetë, të afërm deputetësh, të afërm politikanësh, ish-ministrash, ministrash dhe ky ishte shqetësimi, mendoj unë, duhet të ishte shqetësimi qytetar, shqiptar, republikan i prokurorëve të SPAK-ut, gjë që nuk duket.

Unë po shikoja dhe akuzat e ngritura në dosjen e SPAK-ut. Aty ka gjëra të tilla si armëmbajtje pa leje, posedim 5 kg hashash etj. etj. dhe nuk ngrihet për asnjë moment që gjithkujt, mua po e po, por gjithkujt që ka shqetësim qytetar për vendin dhe për të tashmen e të ardhmen e e Shqipërisë, nuk thuhet askund se ka një përmasë, ka një krim zgjedhor, ka një shkelje, ka një futje të elementit kriminal si ndërmjetës i kujt?! I pushtetit, i politikës, i qeverisë në këtë. Në gjithë ato faqe, në 240 faqe, kjo shihet qartë por nuk merret parasysh, nuk shqyrtohet, shpërfillet, shmanget.

Mund të gjejmë terminologji sa të duash për ta emërtuar por shqetësimi mbetet: nuk merret kush me të dhe sa kohë unë nuk e shoh këtë shqetësim të adresuar nga një Prokurori që është ngritur me tam-tame, me shpenzime, me mbështetje euro-amerikane, me mbështetje edhe të opozitës, mua më duhet se gjërat kanë shkuar huq në të gjitha drejtimet dhe kjo më shqetëson, prandaj  jam skeptik me duartrokitësit dhe me bujën. Më duket më shumë si një operacion PR (public relations) marrëdhëniesh me publikun sesa....”

Ndiqni intervistnë e plotë me z. Alfred Lela në videon në vijim të SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco