Lela: SPAK nuk guxon të hetojë 'Metamorfozë' siç duhet, sepse po të hetohej duhet të trokitet në 'derën' e Ramës

16:58, 23/05/2024
A+ Aa A-

Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ishte i ftuar në Syri Tv me Edvin Parrucën, ku komentoi aksionin e fundit të prokurorisë, ‘Metamorfoza3’.

Në transkriptet e dosjes ‘Metamorfoza’ përmenden emra politikanësh, deputetë, ish-deputetë, ministra, drejtues të policisë, forcave RENEA, por në hetimet e SPAK nuk ka asnjë akuzë të qartë për ta, përfshirë edhe krimet zgjedhore, gjë për të cilën analisti Lela theksoi se ky operacion i SPAK, më shumë ka cilësitë e një operacioni PR, sesa një operacion i mirfilltë që ka për qëllim të godasë politikën e lidhur me bandat dhe krimet zgjedhore.

“Pse shpërfillet përmasa e krimit, përmasa e vrasjes së zgjedhjeve në dosjem e SPAK?

Ka një arsye mendojn unë. Sepse po e evidentove, po e vure në pah, automatikisht duhet të bësh edhe lidhjen me autorin e vrasjes së zgjedhjeve. Dhe autori i vrasjes së zgjedhjeve, t’i themi gjërat siç janë, nuk është Durim Bami. Nuk është Rraja, nuk është tjetri e tjetri…Autori i vrasjes së zgjedhjeve është lart, është në pushtet, është qeveria, është kryministri, zëvendësat e tij, ministrant e tij, guvernatorët locale (te deleguarit e Rilindjes nëpër qarqe) këta janë. Dhe po nuk u kap problemi nga koka, se janë nxjerrë 50 urdhër-arreste, kjo nuk e zgjidh. Pushteti nuk është se dëmtohet ose mundet se u kapën apo u shpallën në kërkim këta. Pushteti do të krijojë zëvendësuesit e këtyre. Ikën këta, pushteti do t’i zëvendësojë me të tjerë dhe problemi do të mbetet. Nëse SPAK-u nuk e bën detyrën qytetare, deyrën për të cilën paguhet, detyrën për të cilën mburret…jemi thjeshtë duke pritur muajt e përsëritjes së këtyre skenarëve që lexuam te kjo dosje, siç ndodh prej 2013. Dhe nëse nuk ka një adresim për një prej çështjeve kryesore, ndoshta më kryesorja në republikën e Shqipërisë.

Dhe ky është shqetësimi, pse SPAK-u nuk do, nuk mundet, nuk e di pse e le, se ka një pakt, apo se ka një frikë, për të trokitur në derën e Edi Ramës dhe për t’i thënë ky është problemi yt, dhe për këtë do të përgjigjesh ti.

Krimi themelor që ka bërë ky pushtet këto kohë është që ka ngritur lart bandat dhe i ka bërë njerëazit normal t’u nënshtrohen kriminelëve.”,- tha Lela.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco