VIDEO/ Burimi: SPAK ka marrë masa ndaj liderit të opozitës pa e konsideruar nenin 71 të Kushtetutës

18:53, 23/05/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë Tiranë ka vendosur vë lideri i PD, Prof. Dr. Sali Berisha të mos lejohet të marrë pjesë në seancat parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë!

Analisti Genc Burimi, nga studioja e emisionit ‘Task Force’ u shpreh se SPAK ka vepruar në mënyrë të habitshme duke marrë masa kufuziuese ndaj liderit të opozitës pa konsideruar fare nenin 71 të Kushtetutës.

Deklarata e tij:

Kjo që u tha për Berishën, prokuroria 'e nisi keq dhe po e bitis keq', si puna e asaj shprehjes: Kur ha një çorbë të prishur e nxjerr të gjithën, nuk e di se si ta kthesh mbrapsh'.

1-) Po Malltezi përse vazhdon të mbahet në arrest shtëpie ndërkohë që të tjerët merren në pyetje dhe në këtë rast prokuroria si e justifikon, pasi Malltezi nuk ka bërë asnjë lloji sfidimi ndaj drejtësisë siç akuzohet sot Berisha që pret njerëz në shtëpi?

2-) Kjo që u ngrit si çështje, jemi dakord bashkë që SPAK veproi në mënyrë të habitshme duke marrë masa kufizuese pa konsideruar nenin 71 të Kushtetutës, që duhet t’i marrë leje parlamentit.

Në këtë rast kjo çështje me interes të madh me një zgjidhje që ka krijuar një standart në Shqipëri nuk mund të merrte një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese?

3-) Jam i shqetësuar me nismën që të hënën do të votohet në parlament sa i përket këtij plani apo ligji si quhet kjo në të cilin thuhet ‘pakthyeshmëria e reformës në drejtësi’.  

Me ç’të drejtë sot brezat e ardhshëm do merreshin peng ku nuk mund të mos imagjinojmë një tjetër reformë drejtësie sic është kjo sot, ku prokurori ashtu si në SHBA mund të zgjidhet nga populli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco