Lajmi i fundit

CIM PEKA LIVE/ Intervistë e pazakontë me Ilir Metën, ç'do ndodhë mes tij e Kryemadhit?

Berisha ndalohet të shkojë në Kuvend, Gjokutaj: Shteti mafioz i Ramës dhe Veliajt e asfiksoi shtetin e së drejtës

18:31, 23/05/2024
A+ Aa A-

“Gjykata e Lartë e Moskës (dega Tiranë) sapo vendosi që lideri i PD, Prof. Dr. Sali Berisha të mos lejohet të marrë pjesë në seancat parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë!”

Ky ishte njoftimi që bëri këtë pasdite në Fb, z. Genc Gjokutaj, avokat i liderit të opozitës Sali Berisha, që po e ndjek çështjen në organet e drejtësisë.

Dhe, pak minuta më vonë, nga studioja e emisionit Task Force në SYRI TV , i ftuar për këtë çështje, avokati Gjokutaj akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, që në krye të një shteti mafioz, e ka asfiksuar shtetin e së së drejtës dhe paralajmëroi se "sa të jetë ky raport dhe kjo mazhorancë, këto vendime do të vijojnë dhe do të agravojnë akoma më shumë duke e larguar Shqipërinë nga e drejta evropiane."

“Gjykata e Lartë sot, me një paturpësi juridike, - theksoi z. Gjokutaj, - sepse është gjykata supreme, e cila nuk mund të mendohet që të bëjë “lajthitje” të tilla - po e them për delikatesë, sepse këto s’janë lajthitje, këto janë misione, detyra të marra përsipër nga kjo gjykatë -  në funksion të këtij pushteti, që siç e kemi thënë nuk ka lënë gjë pa kapur përveç zogjve që janë nëpër pemë (dhe ata nuk i janë dashur, sepse po të kish bërë ndonjë projekt do t’i kishte mbërritur) pra, Gjykata e Lartë pengon të vejë në Kuvend, zotin Berisha, liderin e opozitës, deputet të Kuvendit dhe nuk ka një vendim gjyqësor që ta ndalojë apo t’ia abrogojë mandatin e deputetit.

Në linjë me këtë, nëse e dëgjuat zotin Elmar Brok, ai filloi dhe mbaroi, bazuar në të drejtën evropiane (një parlamentar ekselent me vite të tëra dhe me profesion jurist), citoi dhe përmendi herë pas here “të drejtën evropiane”, të drejtat që gëzon zoti Berisha në bazë të të së drejtës evropiane dhe mënyrën se si është vepruar në Shqipëri. Bile z. Elmar Brok kishte mësuar edhe shprehjen “afërmendsh” që gjykata vendosi ashtu siç thotë prokurori.  

Edhe unë prandaj e kam shkruar (shënimi në Fb) sepse po kristalizohen dy shtete: Shteti mafioz me në krye Edi Ramën dhe Erion Velinë dhe shteti i së drejtës, i cili është i asfiksuar dhe nën thundrën e këtij të parit dhe sa të jetë ky raport dhe kjo mazhorancë, këto vendime do të vijojnë dhe do të agravojnë akoma më shumë duke e larguar Shqipërinë nga e drejta evropiane, duke e larguar Shqipërinë nga standardet e një shteti ligjor, duke e larguar procesin larg të qenit i rregullt, me pasojë të drejtat themelore të individit në përgjithësi por edhe të të zgjedhurve, siç është zoti Berisha me votë nga populli, ku gjykatësit tanë nuk arrijnë të ndajnë subjektin e çështjes nga subjekti politik dhe subjekti i zgjedhur me votat e popullit dhe një person i zgjedhur nuk mund të trajtohet me këto instrumente që i trajtojnë gjykatat tona, ku një deputet trajtohet si një i paraburgosur i zakonshëm.”/ar/sh/SYRI.NET

Ndiqni emisionin e plotë në video:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco