'Një ditë Neroni vendosi të merrte pjesë edhe në garat me karroca...'

'Një ditë Neroni vendosi të merrte pjesë edhe në garat me karroca...'

17:22, 23/05/2024
A+ Aa A-

"Perandori Neron ka hyrë në histori për mizoritë e tij të njohura. Pak e dinë se në kohën e vet ai kishte famën e një "karagjozi" që përveç se perandor paraqitej njëkohësisht edhe si aktor, poet, këngëtar, etj. Besonte se këto i shërbenin për t'i rënë në sy për mirë popullit.

Një ditë Neron vendosi të merrte pjesë në garat me karroca. Në fillim karrocës së Perandorit i mbrehën 10 kuaj në vend të dy, pastaj vendosën që konkurrentët e tjerë të "tërhiqeshin" nga gara. Në metrat e fundit, Neroni i dehur ra nga karroca dhe skllevërit e morrën në krahë për të kaluar vijën e finishit.

Çdo ngjashmëri e Neronit me personazhe të kohës sonë është krejt e rastit..."

(Shënim në Fb i dr. Erion Dashos)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco