Lajmi i fundit

TAKS FORCE/ Gjykata e Lartë 'noterizon' ndalimin e Berishës në Kuvend

Demokratët në Britani: Largimi i shqiptarëve gjatë qeverisë Rama, si eksod biblik, t'i provokosh ata - mesazh mafioz!

Demokratët në Britani: Largimi i shqiptarëve gjatë qeverisë Rama, si eksod biblik, t'i provokosh ata - mesazh mafioz!

11:54, 12/05/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike, dega Britani e Madhe ka denoncuar papërgjegjshmërinë e qeverisë së Tiranës, me qëndrimet e mbajtura kundrejt aferave  të panumërta. PD Britani e Madhe shprehet se vendi ynë kryeson  listën e  skandaleve në gjithë hapësirën e Bashkimit Evropian, por mjerisht edhe në Ballkan, për çka nuk jemi krenarë. "Nisma më e fundit “tur në diasporë” është tendencë  për të fituar kohë e shmangur përgjegjësinë për situatën. Ndaj ne deklarohemi kundër këtyre vizitave fasadë, i quajmë të tilla pasi asnjë kërkese e jona ndër vite nuk është përmbushur", thuhet në deklaratë.

DEKLARATË

Kryesia e Partisë Demokratike - Dega Britani e Madhe, denoncon papërgjegjshmërinë e pashembullt të qeverisë së Tiranës, me qëndrimet e mbajtura kundrejt aferave  të panumërta. Sot ajo kryeson  listën e  skandaleve në gjithë hapësirën e Bashkimit Evropian, por mjerisht edhe në Ballkan, për çka nuk jemi krenarë. Ne kryesia e  Partisë Demokratike, Dega Britani e Madhe, si përfaqësi politike e mërgatës e përjetojmë me shqetësim të madh situatën politike në Shqipëri.

Është jo vetëm e dënueshme por dhe antikombëtare sjellja e qeverisë, Partisë Socialiste  dhe strukturave të saj ndaj lënies në arrest shtëpie të liderit të opozitës dhe më herët shpalljes së tij non grata, dy here ish kryeministrit dhe presidentit të Shqipërisë, duke konsideruar gjithashtu edhe të kaluarën dramatike diktatoriale të vendit. Socialistët nuk mësuan ti dallojnë qëndrimet kombëtare nga ato politike, edhe pse mundësia e pushtetit tashmë u është dhënë ose e kanë marrë disa herë radhazi në dekadat e pluralizmit.

Përzierja e saj e dallueshme në gjyqin farsë ndaj statusit legal të Partisë Demokratike, e njohur si”çështja e vulës” është dëshmi se si kjo parti nuk ndahet dot me të shkuarën.

Qeveria Socialiste e Tiranës është autore dhe ekzekutore e listës së punëve më të zeza në këto dekada pluralizëm:

 Sjellja e pashembullt dhe antikushtetuese ndaj interesave të shqiptarëve në Ballkan, nëpërmjet projektit famëkeq “Ballkani i hapur”, për të cilin janë harxhuar fonde të shumta, për kuadër ligjor, forume dhe aktivitete me shtetet e përfshira në këtë proces të fabrikuar;

Marrëveshjet e dëmshme për emigrantët shqiptarë, rasti i emigrantëve shqiptarë në Britani, marrëveshja me qeverinë italiane për emigrantët në Lezhë, etj;

Hakerimi i të dhënave dixhitale të shqiptarëve, përfshi ato personale, sistemin tims, ato bankare, etj

 Vjedha, shpërdorimi, dhe keqpërdorimi i miliona eurove, nëpërmjet djegësave fantazmë;

Asgjësimi i pavarësisë dhe  ndarjes së pushteteve, përmes diktimeve në vendimet gjyqësore, blerjes së medias, ndërhyrjes në organizimin e institucioneve shkencore e botës akademike;

Uzurpimi dhe tjetërsimi i tokave, nëpërmjet të ashtuquajturës “investime strategjike”, rasti më flagrant i ish ministres së jashtme, “imazhit” të përfaqësimit të Shqipërisë në botë;

Vjedhja sistematike e votës, prishja e marrëveshjeve zgjedhore, duke ndërhyrë edhe në ato procese gjyqësore për trajtimin e fenomenit, siç ishte dosja 181;

Kriminalizimi i klasës politike, numri i zyrtarëve të lartë përfshi ish ministra, zv/kryeministrin, kryebashkiakë e nëpunës të  të  gjitha niveleve, janë ose në arrati ose në burg (me dënime favorizuese), ose në hetime, sigurisht të komanduara nga lart;

Skandali bashkiak i 5D, ku i gjithë zinxhiri i drejtorëve politikë të Bashkisë i kalonin kompanive të tyre paratë e buxhetit të qytetarëve të Tiranës, etj, etj.

Nuk ka shqiptarë të diasporës që të mos jetë ndjerë i fyer, pas një investigimi të medies italiane, rreth aferave të qeverisë  Rama. Sikur të mos mjaftonin këto afera të padëgjuara, as kreu  i qeverisë e as ai i Bashkisë së Tiranës, jo që nuk dorëhiqen, por sfidojnë si institucionet ashtu edhe qytetarët. Ky është mesazhi më vdekjeprurës për të ardhmen e Shqipërisë dhe ecurinë e saj drejt BE-së.

Ne i konsiderojmë:

1.            Edi Ramën

2.            Erion Velinë

Si njerëzit më të përlyer në skandalet e mësipërme, pengesë serioze për zhvillimin demokratik, ekonomik dhe social të vendit. Ata do të jenë problem kronik për Shqipërinë e nesërme, ndaj largimi i tyre me mjete demokratike sot, përbën emergjencë kombëtare.

Nisma më e fundit “tur në diasporë” është tendencë  për të fituar kohë e shmangur përgjegjësinë për situatën. Ndaj ne deklarohemi kundër këtyre vizitave fasadë, i quajmë të tilla pasi asnjë kërkese e jona ndër vite nuk është përmbushur.

Pse është nismë joserioze ?

1.            Ministria e Diasporës, përgjegjëse për fushën është suprimuar ;

2.            Strategjia Kombëtare e Diasporës 2018-2024, është drejt mbarimit të afatit ligjor.

3.            Vota e Diasporës ende nuk është përfshirë në Kodin Zgjedhor;

Ne mbetemi të mendimit se përpara takimeve politike, lidershipi socialist duhet të dëshmojë pjekuri përpara interesave kombëtare, të japin dorëheqje dhe të kërkojnë votëbesimin e popullit me zgjedhje të organizuara nga një qeveri provizore dhe e balancuar.

Përpara fallcitetit le t’i dëshmojnë mërgatës se janë kopje e politikanëve të vendeve ku shqiptarët e diasporës jetojnë, ku politikanet dorëhiqen për çështje si plagjatura e titujve shkencorë e jo për skandale të përmasave Rama-Veliaj & Co.

Theksojmë se largimi masiv i shqiptarëve përgjatë qeverisjes Rama është i ngjashëm me një eksod biblik, t’i provokosh këta emigrantë ende të pa integruar në vendet ku jetojnë,  është një mesazh me kode mafioze që meriton vëmendje nga lidershipi i Opozitës Shqiptare, intelektualët dhe diaspora e lënë rrugëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco