SYRI TV/ U pyet nga deputetja demokrate, Metani pranon shkleljen e afatve nga ILD

16:00, 23/05/2024
A+ Aa A-

Kreu i Inspektoriatit të Lartë të drejtësisë, Artur Metani, pranoi se ILD, ka shkelur afatet për kthimin e përgjigjeve ndaj  ankesave të qytetarëve. Gjatë dëgjesës në komisionin e ligjeve, Metani  shprehu shqetësimin edhe për moszbardhjen e vendimeve brenda afatit nga gjykatat.

SYRI TV

Qytetarët që kanë ankesa për vendimet e gjykatave mund të zvarritën gjithë jetën në dyert e insitucioneve, pa marrë përgjigje. Kreu I Inspektoriatit të lartë të  Drejtesisë, Artur Metani, pranoi se shkelen afatet e përcaktuara në ligj, për kthimin e përgjigjeve ndaj ankesave të qytetarëve.  Deklaratat e tij, u bënë në komisionin e ligjeve, ku kreu I ILD-së, Iu përgjigj shkurt, shqetësimit të deputetes Elda Hoti, lidhur me  shkeljet e ligjit nga ILD-ja ccfare krijon kushtet që edhe gjykatave nuk mund t’i kërkohet të respektojnë afatet.

Nga ana tjeter deputeti socialist, Plarent Nreca, ngriti shqetësimin se Shumë prokurorë nuk zbatojnë vendimet e gjykatave por metani  u kundërpërgjigj duke thënë se kjo nuk është një komptencë e ILD.

Gjatë fjalës së tij, Metani shprehu shqetësimin për moszbardhjen e vendimeve brenda afatit kryesisht nga Gjykata e Tiranës dhe Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ku edhe kanë qenë ankesat më të shumta për vonesë të zbardhjes së vendimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco