Miratohet me votat e mazhorancës projektrezoluta, Tabaku: Një pjesë e çështjeve janë pjesë e KKIE

15:57, 23/05/2024
A+ Aa A-

Rezoluta  për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, u miratua këtë të enjte në Konferencën e Kryetarëve, duke I kaluar seancën plenare të së enjtes për votim. Në përfundim të mbledhjes,  Jorida Tabaku deklaroi se procesi I integrimit duhet të jetë gjithërpfshirës, ndërsa një pjesë e ccështjeve në këtë rezolutë janë pjesë e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian.

SYRI TV

Konferenca e Kryetarëve miratoi këtë të enjte me 9 vota të mazhorancës socialiste  projektrezolutën “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, duke e futur në rend të ditës për seancën plenare të së hënës. Në përfundim të mbledhjes, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku denoncoi faktin se mazhroanca nuk mund të  miratojë ligje për të kontrolluar veten.

Tabaku bëri me dije se disa ccështje të kësaj resolute janë pjesë e Kshillit Kombëtar për Integrimin Evropian.

Në këtë mbledhje të pranishëm nga opozita ishin deputetja Jorida Tabaku dhe kreu I PAA-së Agron Duka, ndërsa pritet që para seancës të së hënës, Grupi Parlamentar I Partisë Demokratike të marrë vendimin nëse do e votojë këtë rezolutë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco