Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

VIDEO/ 'Qindra denoncime për inceneratorët', Berisha: Altin Dumani në vitet 2020-2023 nuk bëri asnjë hetim

20:31, 05/05/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani se gjatë viteve 2020-2023 nuk ka bërë asnjë hetim për inceneratorët edhe pse kishte qindra denoncime.

‘Altin Dumani në vitet 2020-2023 nuk bëri asnjë hetim edhe pse kishte qindra denoncime për djegësin e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit’, u shpreh Berisha gjatë tubimit qytetar në ‘Rrugën e Shpresës’.

Berisha: Qytetarë dhe qytetare, ju jeni njerëzit më të ndëshkuar sot për sot në kontinent dhe më gjerë, sepse siç është zbuluar qartë, në Shqipëri si në asnjë vend të botës, fondet vidhen 100 për qind.

Modele të tilla pangopësie, pamëshirësie, shpirtkamzërie i kanë vendosur Erion Veliaj, Edi Rama, ministrat e tij, si në asnjë vend tjetër të Europës dhe botës.

Qytetarë dhe qytetare në mençurinë tuaj, në interesin tuaj, në dinjitetin tuaj, është të shtroni çdo ditë pyetjen ku shkuan 130 milionë euro të cilat u paguan nga paratë tuaja për djegësin e Tiranës dhe ai nuk ka asnjë nam as nishan gjëkundi.

Kush i mori? Kush i vodhi?

Çdo ditë duhet të kërkoni me veten tuaj, ndërgjegjen tuaj dhe publikisht ku shkuan paratë tuaja.

Por nëse ju prisni përgjigje nga drejtësia, ajo sot është për ju drejtësia e mohuar.

Ajo sot është për ju mburojë e krimit, vjedhjes tuaj nga qeveritarët.

Qytetarë dhe qytetare të ndershëm të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

Për të kuptuar se çfarë mburoje kriminale, se çfarë organizate të strukturuar kriminale përfaqëson Skapi i partisë me Altin Dumanin, shtroni pak pyetjen pse nga viti 2020 gjer në vitin 2023 me gjithëse ishin bërë qindra e qindra denoncime për djegësin Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.

Ishin publikuar qindra e qindra dokumente ju o mbrojtës të krimit, avoketër të krimeve më të shëmtuara të qeverisë dhe qeverisë nuk bëtë asnjë veprim, asnjë kallëzim.

Sa para morët ju Dumanë dhe Zamanë nga kjo vjedhje e shekullit e shqiptarëve?

Shtroni pyetjen, pse fshehu ish-sigurimisi i shpërfytyruar i shtetit, xhelati i sigurimit të shtetit Arben Kraja, për dy vite me radhë konfliktin e interesit mbasi kishte tek Erion Veliaj, nipin dhe mbesën.

Vetëm pasi u denoncua tre javë para se të dërgohej dosja, lau duart si pilati, dha dorëheqjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco