Meta mbyll fjalimin: Kemi qenë të tradhtuar si opozitë prandaj jemi këtu ku jemi. Tani jemi zgjuar, s’ka më natë

Meta mbyll fjalimin: Kemi qenë të tradhtuar si opozitë prandaj jemi këtu ku jemi. Tani jemi zgjuar, s’ka më natë

13:00, 27/04/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e mbylli fjalimin e tij duke thënë se opozita ka qenë e tradhtuar, prandaj ndodhet në këtë gjendje.

Ai tha se tani nuk ka më natë dhe se opozita do shkojë drejt fitores.

“Liria nuk dhurohet, mos harroni kurrë. Atdheu na duhet që të jetojmë të lirë. Të bashkohemi për ta shporrur njëherë e mirë atë që e quajta ‘Ebola’ në mitingun e vitit 2017, atë që përzë shqiptarët. Duhet të jemi popull i bashkuar.

I ftoj të gjithë të ngrihen, unë çdo ditë jam në rrugë, kam kartëvizitat me vete, u jap të gjithëve, u jap numrin tim. Bëjeni të gjithë këtë gjë dhe do ta përmbysim rilindjen në pak muaj, jo në 2025.

Shqipëria do të fitojë, Partia e Lirisë do e meritojë këtë emër, nga sot fillon një histori e re.

Edhe Ilir Meta ka nevojë për besnikëri, do e çoj deri në fund këtë betejë dhe do të triumfojmë,

Kemi qenë të tradhtuar si opozitë ndaj jemi këtu ku jemi. Tani jemi zgjuar, s’ka më natë. Edhe natën ditë që Shqipëria të shikojë dritë.

Unë kam nevojë për dashuri pa kushte, i vetmi kush që kam unë është të betohemi sot për ty atdhe, me këtë program të mrekullueshëm dhe këtë ekip që kemi. Fitore,” tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco