Berisha: Në vend të hetimit të Irenës me 3 mbiemra, më sulmuan mua që e denoncova

Berisha: Në vend të hetimit të Irenës me 3 mbiemra, më sulmuan mua që e denoncova

16:47, 09/05/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me një reagim të tij në faqen e Facebook, ka akuzuar institucionet e drejtësisë, se në vend që të hetonin Irenën me tre mbiemra, i’u vërsulën atij, pse e denoncoi.

Reagimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Miq, muaj më parë, bazuar në njoftime nga burime serioze denoncova delinkuenten Irena Gjoka Maneku, Shpata që kryesonte GJKKO si një falliscono ordinere që kishte vendin në qeli, si një peng të krimeve të veta që shfrytëzohej nga Edi Rama për akte kriminale antikushtetuese ndaj kundërshtarëve të tij politik.

Ndaj denoncimeve të mia reaguan në mbrojtje të kësaj delinkuentjeje ‘Irena’ të tjera në KLGJ të cilat në vend të hetimit të Irenës me tre mbiemra u vërsulën me sulme ndaj meje dhe denoncimeve të mia.

Kurse tani pasi mediat e vendit fqinj publikuan dokumenta që dëshmojnë se Irena me tre mbiemra është një kriminele ordinere, ‘Irenat’ e KLGJ vazhdojnë të mbrojnë në amoralitet të plotë me heshtje Irenën e tyre me tre mbiemra si fytyra e zezë e drejtësisë së re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco