Sula: Sot është seanca me domethënëse, u identifikua grupi i deputetëve që janë me Veliajn

15:37, 09/05/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Dash Sula në fjalën e tij në parlament është shprehur se mes Ramës dhe Veliaj zgjedh 99 herë Ramën dhe mos e dhëntë zoti që Veliaj ndonjëherë të bëhet drejtues i këtij shteti.

"Gjatë këtyre tre viteve të seancave sot kjo seancë ka një natyrë të veçantë sepse u identifikuan deputetë e Veliajt, të cilët i detyrohen karrierën e tyre politike apo përfitimin e tyre ekonomik.

Unë i kuptoj dhe i mirëkuptoj që kanë interesa me bashkinë e Tiranës dhe mundohen dhe rreken të mbrojnë Veliajn, por nuk e kam turp ta them se zgjedh 99 herë Edi Ramën dhe 1 herë ose 0 herë Veliajn. Mos e dhënë zoti që vendi të bjerë në dorën e Veliajt.

Pyetja ime për ju është se përse kanë kaq shumë korrupsion, e bën Berisha që është i mbyllë në kafaz apo  bëjnë këta kolegë të PD që janë në opozitë apo ju që shkoni çdo sekond në SPAK.

Për mua procesi ndaj Berishës është politik por nuk dua ta godas SPAK."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco