Zgjedhjet në Maqedoni/ Harxhi: Janë më të zhvilluar se ne, asnjë konflikt dhe manipulime votash

16:57, 09/05/2024
A+ Aa A-

Ekspertja për çështjet ndërkombëtare Edith Harxhi në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites në Syri Tv me Edvin Parrucën komentoi zgjedhjet e dyfishta në Maqedoninë  e Veriut, zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare.

Harxhi u shpreh se rezultatet në një vend demokratik si Maqedonia e Veriut ishin të pritshme.

“Ky është një rezultat i pritshëm i një vendi demokratik që bën zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike si Maqedonia dhe si disa vende të tjera në Ballkan duke përfshirë këtu edhe Kosovën. Ku rezultati zgjedhor del thuajse natën vonë nuk vonohet për 1 javë, 2 javë, ku nuk ka konflikte përsa i përket nxjerrjes së rezultatit ku njëra palë nuk akuzon hapur palën tjetër për mashtrim, vjedhje të zgjedhjeve dhe masakra elektorale.

Kjo tregon që Maqedonia është shumë përpara Shqipërisë. Është një nga vendet më të zhvilluara në Ballkan përsa i përket standarteve demokratike“ tha Harxhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco