Zhupa: Drejtorët 5D ishin koordinatorët elektoral që bënë votat për Veliajn

17:38, 09/05/2024
A+ Aa A-

Deputetja Ina Zhupa në fjalën e saj nga foltorja e Kuvendit tha se 5 drejtorët e Erion Veliajt ishin njerëzit më të besuar të tij, të cilët u morën me vjedhen e votave.

Zhupa tha se Bashkia Tiranë është kthyer në një organizatë kriminale, ku zhduken taksat e qytetarëve.

Fjalimi i plotë i Zhupës:

Drejtorët e 5D ishin edhe koordinatorët politik të Veliajt në zgjedhjet e fundit lokale. Me paratë e vjedhura 100% nga tenderat, ata benë vota në Tiranë për shefin e tyre.

Veliaj i kishte njerëzit më të besuar dhe nuk di gjë?! Po pa firmën e Veliaj nuk do kishte tender sepse ai është titullari institucionit. E kanë kthyer Bashkinë Tiranë në një organizatë kriminale, ku zhduket taksat e qytetarëve.

Tju japësh ju sot edhe 100 milion të tjera kredi, është njëlloj si ti varësh ujkut mëlçitë në qafë. Transportin e gjelbër i kishte paratë bashkia ta bënte, mjafton mos paguante inceneratorin fantazëm që është një fushë me bar. Vetëm në buxhetin e 2024 janë 12 milion euro për një incenerator fantazëm. Dikur Rama në bashki flitet nga raportet e osbe që merrte 20% të tenderave, ju tani keni kaluar në 100% dhe për këtë u mburrët sot paturpësisht.

Hipoteza e team Lali, e deputetëve që i drejton Veliaj, se këto janë para gjermane dhe nuk vidhen, bie poshtë se ju keni treguar që vidhni njëlloj dhe paratë shqiptare dhe ato europiane. Sic vodhët fondet e IPARD. Dhe sot në ditën e Europës duhet të turpëroheshit dhe jo të vinit të kërkonin më shumë para për organizatën 5D dhe lali Inceneratorin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco