SYRI TV/ Opozita kundër huas për Bashkinë Tiranë, Tabaku: Qytetarët duan transparencë

17:17, 09/05/2024
A+ Aa A-

Është shoqëruar me debate në Kuvend shqyrtimi i kredisë 50 milionë Euro që Bashkia e Tiranës kërkon për t'i marrë për projektet e transportit publik së bashku me 31 milionë euro grant.

Deputetët socialist kanë mborjtur marrëveshjen e kredisë me argumentin se do të montorohet nga partnerët ndërkombëtarë, ndërsa deputetët e opozitës kanë sjellë shembuj konkret se si edhe fondet e huaja në të shkuarën janë vjedhur nga drejtorët e “5 D”.

SYRI TV

Ndërsa Bashkia e Tiranës është përfshirë në skandalin e dosjes '5D' dhe aferën e inceneratorit,qeveria solli në kuvend, një marërveshje huaje, që i jep 50 milione euro kredi bashkisë së kryeqytetit për transportin e gjelbër.

Projektkligji, solli tensione dhe debate në sallë, pasi deputetët e opozitës, denoncuan vjedhjen e fondeve publike ne bashkinë e drejtuar nga Erion Veliaj, përmes djegësit të Tiranës që nuk ekziston dhe skandalin e drejtuesve të bashkisë, që ranë në pranga pasi i jepnin kompansië së tyre, tendera publike. 

Nga aferat  korruptive të bashkisë, debati u zhvendos te drejtësia e re, ndërsa deputetët socialistë tentuan të mbrojnë marreveshjen e huas, për bashkinë, me pretendimin se këto para do përdoren për të përmirësuar transportin publik për qytetarët e TIranës.

Marrëveshja, parashikon dhënien e 50 milionë ëuro kredi dhe shoqërohet me 31 milion grant, ndërsa vjen në një kohë, kur opozita dhe qyteatrët po pretësojnë prej javësh, duke kërkuar dorehqjen e Erion Veliaj, nga bashkia e Tiranës, pas skandalit të vjedhjes se fondeve publike nga ish bashkëpunëtoret e tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco