VIDEO/ Giorgio Mottola: Rama i ka premtuar BE-së të hapë qendra të reja refugjatësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

20:07, 22/04/2024
A+ Aa A-

Gazetari italian i RAI3, Giorgio Mottola gjatë një intervistë të dhënë në Edicionin e Mbrëmjes në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, ka treguar se Edi Rama i ka premtuar Bashkimit Europian që të ngrejë qendra të reja refugjatës edhe në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

‘Thuhet se mund të ketë projekte të tjera, për të sjellë emigrantë të tjerë në zonën mes Shqipërisë dhe Kosovës, pra në gjithë këtë rajonin tuaj.

Zgjidhja e një problemi europian, pasi Europa nuk do të përballet me këtë problem, nuk do të hapet ndaj fluksit të emigrantëve, sillet ende si një kështjellë e mbyllur.

Këtë problem të tyrin, Europa do ta kalojë tek vendet më të dobëta. Dhe Shqipëria i ka pranuar këto refugjatë.

Pyetja që duhet  të shtroni ju, është se pse qeveria juaj pranon një zgjidhje të tillë. Jo vetëm sot, por në një distancë të gjatë kohore mund të jetë vërtetë e rrezikshme dhe mund të sjellë pasoja shumë të rënda.

Mund të bëj hipoteza dhe supozime, ka arsye politike, publike që mund jenë të kuptueshme qartësisht.

Shqipëria ka kërkuar që në vitin 2009 të pranohet në BE, dhe qeveria juaj ka ofruar këtë ndihmë Europës, duke përshpejtuar këtë proces. Ky është mendimi publik që qarkullon’, tha Giorgio Mottola në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco