Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Veliaj në SPAK, çfarë pritet të ndodhë tani? Flet për SYRI TV, Ylli Manjani

‘Reformën në drejësi e bëri Ilir Meta me 140 vota’/ Kreu i PL-së: Luli me Edin i bënë gjërat siç i bënë

‘Reformën në drejësi e bëri Ilir Meta me 140 vota’/ Kreu i PL-së: Luli me Edin i bënë gjërat siç i bënë

21:39, 18/04/2024
A+ Aa A-

Kreu i PL-së, Ilir Meta, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, ka folur për votimin historik me 140 vota të reformës në drejtësi.

Sipas Metës, reformën e ka bërë ai me 140 vota por pastaj ish-kreu i PD-së, Lulzin Basha dhe kryeministri Edi Rama i bënë gjërat siç i deshën.

Meta: Reformën e kam bërë unë jo ata, ata e deformuan reformën, e bëra me 140 vota se ka bërë askush tjetër, me 140 vota e ka bërë Ilir Meta. Mos më bëni lojëra mua, jo Luli jo Edi, këtu, u bë ashtu, ata pastaj me Lulin dhe me Edin i bënë gjërat siç i bënë, me 69 vota zgjodhën Arta Markun, ajo bëri emërimet sipas qejfit, ajo bëri KLP-në, KLP zgjodhi SPAK-un, KLP zgjodhi prokurorin por unë s’jam marrë me këto.

Dumani ka shkatërruar imazhin e SPAK. Pse? Jo se shkëlqeu ai që ishte para Dumanit por ishte më i kujdesshëm publikisht.

Dumani është vetëm një administrator i SPAK. Ai është i barabartë në çështjet e tjera me të gjithë prokurorët e tjerë. Nuk duhet të ketë fare ndikim te prokurorët e tjerë. Ai është bërë një zëdhënës politik.

Kur Arben Ahmetaj, dha goditjen ndaj Edi Ramës, SPAK-ut dhe Erion Velisë, ky zotëri një mëngjes na mblodhi gazetarët dhe u tha ‘prisni se do ketë zhvillime surprizuese shumë shpejtë për Arben Ahmetajn’. Çdo të thotë kjo? Pse gazetar je ti? Ti je prokuror, ke gjë bëjë. Pse e bëri? Për Dumanin ke dy gjëra atë ditë, kërcënimin për Arben Ahmetajn që shumë shpejtë do ketë çudira të  mëdha dhe ato ishin karagjozllëqe, ato ishin për atë të bukës por aty brenda ishte prap Erion Veliaj. Kjo ishte për ti thënë mbylle mos e ngacmo Edi Ramën se mua më ka vënë Edi Rama këtu dhe rri atje dhe mos fol më.

Po atë ditë, që bëri kërcënimin për Arben Ahmetajn, një presion politik, po atë ditë i pyetur për çështjen Cez-Dia, për Metën tha për Ilir Metën se është kështu është ashtu. Ka përmendur emrin tim disa herë. Ai të hetohet dhe unë do ta hetojë atë brez pas brezi dhe cilindo që bën presione politike, jo ndaj Ilir Metës se Ilir Meta nuk e llogarit fare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco