Hovenier: Jam i shqetësuar për ndalimin e zëvendësdrejtorit të policisë Jankoviq nga Serbia

Hovenier: Jam i shqetësuar për ndalimin e zëvendësdrejtorit të policisë Jankoviq nga Serbia

13:42, 18/04/2024
A+ Aa A-

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Temë e diskutimit ishte edhe ndalimi i qindra qytetarëve kosovarë nga Serbia, në kufirin me Kroacinë përfshirë këtu edhe mbajtjen e zëvendësdrejtorit të policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

Hovenier u shpreh shumë i shqetësuar lidhur me këtë fakt.

“Ne jemi të shqetësuar sepse atë e njohim tash e disa vjet për investimin e kohës dhe energjisë për komunitetin serb dhe Policinë, duke ndihmuar dhe siguruar integrimin e suksesshëm të forcës policore që u shërben të gjithëve. Ai ka pasur rol të rëndësishëm në sigurimin e ndjeshmërisë ndaj etnitetit serb dhe se Policia e Kosovës u përgjigjet dhe u ofron mbrojtje. Ai pati rol edhe në ofrimin e mbrojtjes për monumente kulturore, përfshirë dhe manastiret ortodokse serbe, në një mënyrë të fuqishme dhe me plot kuptim. Ne jemi shumë të shqetësuar dhe shpresojmë që ai të lirohet”, tha ai para mediave.

Gjatë së mërkurës shumë qytetarë nga Kosova u bllokuan nga Serbia në pikën kufitare me Kroacinë.

Pos kësaj 10 zyrtarë policorë, në mesin e tyre edhe zëvendësdrejtori Dejan Jankoviq u ndaluan nga autoritetet serbe.

Dje pesë nga ta u liruan, ndërkaq sot u liruan edhe katër të tjerë, ndërkaq Jankoviq po mbahet ende nga Serbia/ Klankosova.tv

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco