Sveçla: Jankoviq akuzohet për 'prishje të rendit kushtetues të Serbisë'

Sveçla: Jankoviq akuzohet për 'prishje të rendit kushtetues të Serbisë'

13:06, 18/04/2024
A+ Aa A-

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka deklaruar se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është dërguar për 48 orë në paraburgim në Serbi, për veprën “prishje e rendit kushtetues”.

Ai e ka bërë këtë të ditur në një konferencë për media bashkë me kryeministrin Albin Kurti.

Sveçla ka deklaruar se në mesin të arrestuarve ka edhe qytetarë nga Kosova.

Ai ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithëve.

Po ashtu i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta ndëshkojë këtë veprim të Serbisë. Sveçla ka thënë se sipas informatave, janë ndaluar në total 1498 qytetarë, e të cilët janë maltretuar e janë marrë në pyetje lidhur me të kaluarën e tyre, lidhjet e tyre me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, nëse kanë pasur familjarë në UÇK. Ka thënë se me orë të tëra janë lënë qytetarët pa ushqim, barna e ilaçe.

“Ngjarjet dje nuk janë thjeshtë çështje e lirisë së lëvizjes dhe shkelje e marrëveshjeve, sepse ato ndodhin në vazhdimësi. Janë shkelje e të drejtave të njeriut, dhe përbën kërcënim të madh për sigurinë e stabilitetin e rajonit. Ndalimi i bazuar në origjinë etnike kombëtare, përbën kërcënim të madh për siguri e stabilitet në rajon”, tha Sveçla. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco