Deputetja e PD-së kundër ndryshimeve në ligjin për prefektin: Tregon mentalitetin tuaj të rrezikshëm për të kontrolluar çdo pushtet

Deputetja e PD-së kundër ndryshimeve në ligjin për prefektin: Tregon mentalitetin tuaj të rrezikshëm për të kontrolluar çdo pushtet

12:40, 18/04/2024
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, gjatë fjalës së saj në Kuvendku po diskutohet projektligji për prefektin e qarkut është shprehur se është një institucion pa asnjë autoritet domethënës dhe se duhet të shfuqizohet.

Çupi tha se opozita do të votojë kundër ndryshimeve, teksa shtoi se qëllimi është që qeveria të kontrollojë çdo pushtet, edhe atë vendor.

“Prefekti kurrë nuk ka patur rolin e një institucioni me një autoritet domethënës. Përpjekja e sotme sjell në vëmendje sesa i panevojshëm është kthyer roli i prefektit në qarqe.

Sipas ligjit, një nga përgjegjësitë është të raportojë se çfarë bëjnë institucionet e qeverisë qendrore të vendosur në qarqe.

Prefekti është kthyer në një institucion pensionistësh që nuk bëjnë asgjë në shërbim të komunitetit. Marrin një emërim nga qeveria, bëhen pjesë e klanit që i emëron dhe këtu nis e përfundon detyrimi i tyre.

Ju sillni sot ndryshime në projekt ligj që e bëjnë qesharak prefektin, e shndërroj shpërndarës dekoratash në emër të qeverisë. Keni kopjuar ligje nga vende të tjera dhe bëheni qesharak. Asnjë efekt nuk kanë ligjet që miratohen në Franca e Itali me rolin e prefektit në Shqipëri.

Nuk mundet që prefekti të detyrojë pushtetin lokal krijojë dhe ngrejë organizma, komitete dhe grupe punë. Për me tepër organizmi i pushtetit lokal nuk mund të ketë rregulla që përcaktohen nga qeveria

Kjo tregon mentalitetin e rrezikshëm tuaj për të kontrolluar çdo pushtet, edhe atë lokal që qeverisni në masë.

Mendoj se ka ardhur koha ta heqim prefektin si institucion, është po kaq i dështuar sa qeveria. Prandaj opozita do ta votojë kundër, është një institucion që duhet të shfuqizohet nga sot”, tha Çupi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco