Hasani takim me drejtorin e OPCW-së: Shqipëria, angazhim të palëkundur kundër kërcënimeve kimike

Hasani takim me drejtorin e OPCW-së: Shqipëria, angazhim të palëkundur kundër kërcënimeve kimike

12:17, 18/04/2024
A+ Aa A-

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë vizitës në Hagë zhvilloi një takim edhe me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), Fernando Arias.

Në takim u diskutua qasja gjithëpërfshirëse për forcimin e sigurisë globale, përmes masave efektive të mospërhapjes së armëve kimike.

Hasani rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë kundër kërcënimeve kimike, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, si vendi i parë që ka shkatërruar plotësisht të gjitha armët e saj kimike, rreth 20 vjet më parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco