'Vota e Diasporës'/ Julian Kruja: Nismë e nevojshme, përcakton lidhjen që kemi me vendlindjen

11:46, 18/04/2024
A+ Aa A-

Vota e diasporës është kthyer në çështjen më "të nxehtë" të diskutimeve lidhur me Reformën e Re Zgjedhore. 

Julian Kruja, profesionist i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se të gjithë të rinjtë e ndodhur jashtë trojeve shqiptare, do të punojnë shumë fort për të arritur qëllimin që e gjithë diaspora të ketë mundësi të votojnë.

“Kjo që përpos faktit është një e drejtë që na e njeh kushtetuta dhe na e ka konfirmuar dhe Gjykata Kushtetuese në çdo vend të botës”-u shpreh Kruja.

Deklarata e tij:

Modalitete dhe teknalitete ka shumë dmth mund të biem dakord për formën se si ne emigrantët e diaporës mund të votojmë, i rëndësishmë eshtë se vullneti.

Ne nuk e shikojmë një vullnet të qartë që mund të punohet për qëllimin dhe synimin që e gjithë diaspora të ketë mundësi të votojë.

Pastaj qoftë me postë apo mënyra elektronike ka mënyra dhe ne kemi eksperienca të ndryshme nga bota të cilat përdorin këto lloj metodash.

Kjo nismë ka lindur në mënyrë spontane nga ne nga disa të rinj nga diaspora të cilën ne e ndjejmë si diçka të nevojshme nga lidhja jonë që kemi me Shqipërinë.

Kjo që përpos faktit është një e drejtë që na e njeh kushtetuta dhe na e ka konfirmuar dhe Gjykata Kushtetuese në çdo vend të botës.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco