Xhaferri: Të tjerë zyrtarë të Bashkisë drejt qelisë,  nesër në shesh kundër Kryehajdutit të Tiranës!

Xhaferri: Të tjerë zyrtarë të Bashkisë drejt qelisë, nesër në shesh kundër Kryehajdutit të Tiranës!

11:45, 18/04/2024
A+ Aa A-

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që nesër të dalin në shesh kundër kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Postimi:

Bashkia e Tiranës është kthyer në një çerdhe hajdutësh me në krye Lali Fikun që sillet si Ali Baba, që kanë zhvatur në mënyrë barbare taksat tona.

Veç Bajlozëve të aferës 5D janë një shpurë e madhe zyrtarësh që kanë poste drejtuese në Bashki që kanë favorizuar familjarët dhe të afërmit për të përfituar miliona euro nga taksapaguesit e Tiranës, ku vetëm një subjekt rezulton se ka fituar 76 tendera nga ky institucion.

Edhe nëser  në orën 11:00 qytetarët e këtii vendi do të jenë në shesh kundër Erion Veliajt që në 2015 hyri në atë zyrë si Kryetar Bashke  dhe do nxirret nga ajo zyrë si Kryehajduti i Tiranës.

Ai mund të fshihet përkohësisht pas atyre policëve që luftojnë veç tregtarët ambulantë dhe gjobisin qytetarët, por nuk do t'i shpëtojë as llogaridhënies qytetare dhe as ndëshkimit të drejtësisë.

Ai po mban peng një post të fituar nga vota e tjetërsuar në 14 Maj dhe në atë karrike që ka uzurpuar përfaqëson vetëm interesat e bajlozëve të dosjes 5D por jo të qytetarëve të këtij vend

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco