Aleati i Ngjelës e Jenishehrit quravitet në Kuvend: Më konsideroni edhe mua

Aleati i Ngjelës e Jenishehrit quravitet në Kuvend: Më konsideroni edhe mua

11:23, 18/04/2024
A+ Aa A-

Prej kohësh Lulzim Basha nuk është më faktor politik në Parlament, ashtu siç është provuar edhe elektoralisht që konkuron me Spartak Ngjelën dhe Selami Jenishehrin për numrin e votave.

Mirëpo edhe pse nuk është askushi politikisht, Basha po tregon se ia ka pas ndier shumë shijen pazareve me Ramën dhe përfitimeve vetjake gjatë kohës që përdorte Partinë Demokratike dhe kauzat opzitare për interesa të vetat dhe nuk heq dorë se qurravituri në Parlament Ramës duke thënë, ‘më konsidero, më konsidero’.

Fatmirësisht kjo gjë nuk është më në dorë as të Lulit, as të Ramës, vetë deputetët dhe anëtarësia e Partisë Demokratike e ka përcaktuar tashmë peshën e secilit dhe e ka caktuar udhëheqësin e saj, që është Sali Berisha. I cili jo pa qëllim mbahet në mënyrë të pashembull në arrest politik.

Luli, si ‘zvarranik politik’ që është, nuk heq dot dorë nga përfitimet në kurriz të demokratëve, ai ka vijuar edhe ditën e sotme në Parlament të broçkullisë për pazare dhe propozime të tijat që gjoja nuk janë marrë në konsideratë.

Duke qenë një politikan që bënte pazare të fshehta, Luli mendon se çdo marrëveshje politike publike, siç është normalizimi i jetës parlamentare, gjë e cila u arrit falë këmbënguljes së deputetëve opozitar të vërtetë, Lulit i duket Pazar.

Luli nuk bërtet në Parlament për parime, Luli qan humbjen e shansit për të përfituar diçka në kurriz të demokratëve.

Më poshtë fjala e pazarxhiut më të madh që ka njohur ndonjëherë politika shqiptare:

“Pas mbaruat serinë e parë të teatrit, kthehemi pak te faktet. Qytetarët nuk e dinë çfarë marrëveshjesh bëni ju, me ata që vendosni të gradoni mes njëri-tjetrit, apo ti diktoni edhe në radhët e opozitës. Por qytetarët duhet ta marrin vesh se ju prej 6 muajsh nën mjegullën e revolucionit rahmet past keni bllokuar dhjetëra iniciativa të PD. Sillni sot interpelancë me ministrin e mbrojtjes. Ku e ke interpelancën e kërkuar me Ramën për kampet e refugjatëve, për Arben Ahmetajn? Ka 4 muaj që mbani në sirtar amendamentin për Kosovën. Ka nevojë të votohet amendamenti për ndihmë ushtarake për Kosovën. Këto nuk janë pyetje retorike, pres përgjigje. Pres përgjigje edhe për se çfarë keni bërë për vettingun e politikanëve. Pse nuk e sillni në Kuvend. Ku e keni projektvendimin për heqjen e imunitetit të deputetëve? Dhe dhjetëra akte të tjera të propozuara nga PD”, tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco