Noka: Ne duhet t’ju kërrejmë nga këtu me çdo kusht, me çdo formë e mënyrë

Noka: Ne duhet t’ju kërrejmë nga këtu me çdo kusht, me çdo formë e mënyrë

11:06, 18/04/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka deklaroi në Kuvend se kjo mazhorancë duhet të largohet me çdo kusht dhe me çdo formë.

“Meqë këtu po flitet për shqetësimet e opinionit publik.

Opinioni publik është i shqetësuar se këtu nuk ka qeveri, por ka një organizatë kriminale që vetëm vjedh.

Opinioni publik është i shqetësuar për inceneratorët, që nuk ekzistojnë dhe 430 milionë euro janë vjedhur dhe drejtësia juaj e re nuk i heton.

Opinioni publik është i shqetësuar se ju shkallmoni Kushtetutën, keni shkelur Gjykatën Kushtetuese dhe keni shkelur drejtësinë në këtë vend dhe thoni se drejtësia jemi ne.

Opinioni publik është i shqetësuar se ju keni skemën 5D në çdo institucion për zhvatjen mafioze të taksave të shqiptarëve.

Shqiptarët janë të shqetësuar sepse jeni unikë në llojin tuaj për babëzinë.

Kërkesa jonë procedurale është që ne duhet t’ju kërrejmë nga këtu me çdo kusht, me çdo formë dhe me çdo mënyrë," tha Noka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco