PS mbron hapur Olsi Ramën/ Bardhi: Jeni kthyer në avokatë të drogës

PS mbron hapur Olsi Ramën/ Bardhi: Jeni kthyer në avokatë të drogës

10:37, 18/04/2024
A+ Aa A-

Kreu u grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se Kuvendi po shkel rregulloren, pasi sipas tij do të duhej të ishte futur në rend dite mocioni me debat për trafikun e drogës, duke u ndalur te hetimet për Xibrakën.

“Duhet të lejosh minutazhin deputetëve. Secili deputet e menaxhon vetë fjalën. Në shkelje të plotë të rregullores së Kuvendit anashkaluat një çështje që është shqyrtuar në Konferencën e Kryetarëve, në kundërshtim me rregulloren keni vendosur që mos ta sillni në seancë plenare.

Do të duhet të respektoni atë dispozitë që aplikuat në konferencë.

Grupi parlamentar ka paraqitur kërkesë me debat sa i takon prodhimit dhe shitjes së lëndëve të trafikut të drogës në vendin tonë. Ne kemi sjellë shembullin e bashkëpunimit të Olsi Ramës për rastin e Xibrakës. Ju keni vendosur që të bëheni palë dhe ta mbroni, të bëheni avokatë të Olsi Ramës. Ju nuk e keni sjell këtë mocion në Kuvend. Nuk mund të mbyllni këtë rast se nuk është mbyllur hetimi për Xibrakën”, tha ai.

"Në kundërshtim me rregulloren, ju nuk keni sjell sot në kuvend kërkesë për  Mocion me Debat për çështjen e drogës. Në tentativë për të mbrojtur vëllain e kryeministrit, ju keni grisur Kushtetutën. Ju jeni kthyer në avokatë të drogës. Meqë nuk mbyllni dot procedimin ndaj vëllait të kryeministrit kërkoni të mbyllni seancën," tha Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco