VIDEO/ Bushkolaj: Meta e arriti qëllimin, Dumani bën gabim që përfshihet në politikë

09:55, 18/04/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV për të komentuar deklaratat e fortë të kreut të PL, Ilir Meta ndaj SPAK ishte gazetari, Elkier Bushkolaj.

Bushkolaj është shprehur se nuk i mbështes deklaratat e Metës por SPAK po zvarrit hetimet ndaj opozitës për të mbajtur peng drejtuesit e saj dhe kjo në fund kthehet në një kredo politike për qeverinë.

"Meta në fund të ditës është politika dhe të kapitalizmi veten e tij si faktorë. Si gazetar dhe si ndjekës i zhvillimeve politike kam qenë pak kritik ndaj fushatës dhe deklaratës së Metës. Në kushtet që është opozita sot serioziteti ndaj qytetarëve është detyrim.

Meta dje kishte të gjithë protagonizmin politik dhe qëllimi i Metës ishte që kreun e SPAK ta thërras në fushëbetejë politike. Dumani bëri një gabim që reagoi ndaj deklaratë së Metës sepse në fund të ditës mund të reagonte institucioni dhe jo Dumani. Nuk është e arsyeshme që të reagoi ndaj deklaratave politike por ai duhet që të hetojë dhe të ndjekë hetimet.

Unë nuk bie dakord me Metës ndaj gjuhës për drejtësisë por që nga ana tjetër janë ca gjëra që duhet ti themi. Politikanët e opozitës po mbahen zvarrë dhe nuk po prodhojnë provat. Po të bëjmë një krahasim mes dosjeve të opozitës dhe qeveritarëve ndaj qeveritarëve që ka prova pa fund, pa fund nuk po ecet me hetimet përpara ndërsa ndaj politikanëve të opozitës edhe kur nuk ka prova po mbahen peng nga drejtësia. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco