O’Brien: Kosova të përmbushë zotimet nga Dialogu, përfshirë Asociacionin

O’Brien: Kosova të përmbushë zotimet nga Dialogu, përfshirë Asociacionin

07:07, 02/04/2024
A+ Aa A-

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka thënë se dje ka pasur një bisedë të mirë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku kanë diskutuar mes tjerash për rëndësinë dhe zbatimin e vlerave monetare

O’Brien, përmes një postimi në platformën X, ka thënë se me presidenten Osmani kanë biseduar për përmbushjen e zotimeve që dalin nga dialogu me Serbinë

 “Një bisedë e mirë telefonike sot me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Ne diskutuam rëndësinë e zbatimit të rregullave monetare nga Republika e Kosovës në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komunitetin e pakicës serbe, dhe që palët të përmbushin të gjitha zotimet nga dialogu i BE-së – për Kosovën kjo përfshin Asociacionin”, ka shkruar O’Brien, sipas RTK.

Pak më parë, edhe presidentja Osmani ka njoftuar përmes rrjeteve sociale për këtë bisedë telefonike me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit James, James O’Brien, ku ka theksuar se biseda është përqendruar te zbatimi i marrëveshjes së Brukselit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco