Të besuarit e Veliajt reagojnë pas arrestimit: Na arrestoi SPAK se i bëri presion Belind Këlliçi dhe Ilir Meta

Të besuarit e Veliajt reagojnë pas arrestimit: Na arrestoi SPAK se i bëri presion Belind Këlliçi dhe Ilir Meta

21:41, 28/03/2024
A+ Aa A-

Drejtorë e besuar të Erion Veliaj kanë reaguar pas arrestimit përmes avokatëve të tyre duke pretenduar se janë të pafajshëm dhe se arrestimi i tyre erdhi pasi Belind Këlliçi dhe Ilir Meta, sipas tyre, kanë vënën nën presion SPAK-un.

Në reagim drejtorët e besuar të Veliaj nuk harrojnë të lënë një mesazh edhe për këtë të fundit teksa thonë se kanë zbatuar ligjin në funksionet e tyre publike dhe janë të pafajshëm, gjë e cila le të kuptohet se po të kenë bërë ndonjë paligjshmëri janë toleruar nga dikusht tjetër për ta bërë.

Qato i ka mohuar akuzat që ka ngritur SPAK ndaj tij, duke shtuar se çdo veprim që ka marrë e ka bërë në respekt të ligjit, ndërsa theksoi se me arrestimin e tij, SPAK ka provuar se ka rënë pre e presionit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Belind Këlliçit.

Reagimi i Qatos:

“Unë Mariglen Qato jam i pafajshëm. Nuk kam asnjë lidhje me akuzat dhe nuk kam bërë asnjë veprim të kundraligjshëm. Në ushtrimin tim të detyrës, kam punuar me përkushtim dhe kam zbatuar ne mënyrë rigoroze ligjin. Ndjehem i keqardhur që SPAK ka rënë pre e presionit politik të Ilir Metës dhe Këlliçit që ka nisur këtë sulm politik ndaj meje, pa pasur asnjë fakt real. Mbetem besimplotë që ky proces të mbarojë sa më shpejt dhe drejtësia të bëjë punën e saj. E vërteta e pafajësisë time të dalë në dritë", tha Qato.

Edhe reagimi i Mollës, i cili duket i shkruar nga e njëjta dorë:

“Une Redi Molla, jam Inxhinier Ndërtimi i diplomuar ne Itali, me një karriere te gjate ne Itali dhe ne Shqipëri. Për 4 vjet kam drejtuar UKT me rezultate te shkëlqyera dhe gjate gjithë kohës qe kam qene ne detyre kam respektuar ligjet e vendit, dhe kam dhënë maksimumin tim. Sot u vura ne dijeni per akuzat e ngritura ndaj meje nga SPAK - deklaroj me bindje te plote qe për këto akuza jam i pafajshëm, dhe nuk kam asnjë lidhje interesash me kompaninë ne fjale. 

Ky sulm ka nisur ndaj meje prej me shume se një viti, i frymëzuar politikisht nga PD dhe PL, dhe me vjen keq qe pjese e këtij presioni  kane ranë jo vetëm mediat, por dhe Prokuroria. 

Pres qe drejtësia te veproje shpejt dhe drejte dhe pafajësia ime te vërtetohet nga gjykata. Do vazhdoje këtë beteje ne çdo instance i bindur tek pafajësia ime”, thuhet në deklaratën ish-drejtorit të ujësjellësit Redi Molla.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco