Jola Hysa: Ka një çensurë nga Rama për mediat, rasti i Ambrozia Metës ishte i paprecedentë

14:54, 26/03/2024
A+ Aa A-

Gazetarja e 'Syri Televizion' Ambrozia Meta u përball ditë më parë me një cënim fizik nga kryeministri Rama, për shkak se këtij të fundit nuk i pëlqyen pyetjet e saj në lidhje me planet e tij për t'i dhënë ishullin e Sazanit dhëndrit të Donald Trump.

Lidhur nga ky incident i cili shkaktoi jehonë në mediat ndërkombëtare, lind pyetja sa të sigurt janë gazetarët dhe a po zbatohet liria e fjalës në një qeveri si kjo e Ramës?

Sekretarja e marrëdhënieve me publikun në PD, Jola Hysaj , e ftuar në edicionin e mesditës në 'Syri Televizion' u shpreh se nëse gazetarët do të ishin të lirë siç është rasti i Ambrozias në këtë moment që flasim do të kishte shumë probleme, pasi të gjitha rastet e abuzimeve të bërë nga kryeministri do të dilnin në pah.

Pjesë nga biseda në studio:

Pyetje: Sa të lirë janë gazetarët për të shprehur fjalën e lirë?

Jola Hysaj:

“Mund të shihni rastin e Ambrozia Metës për të kuptuar se sa të lirë janë gazetarët në momentin që ne flasim.

Ka një vetëçensurë të zotit Rama që përveç propagandës komuniste e cila dita-ditës komandon, kërkon edhe të kontrollojë mediat në një mënyrë apo tjetër duke kontrolluar e cënuar në mënyrë verbale e joverbale gazetarët.

Rasti i paprecedetë ishte ai i Ambrozias dhe për këtë arsye gjuha e urrejtjes dhe liria e shtypit si dhe e drejta e fjalës çdo ditë e më shumë është duke u dhunuar nga vetë kryeministri.

Por pse po e bën ai këtë? Ai e bën këtë nga pasiguria që ai ndihet, sepse nëse gazetarët do të ishin të lirë siç është rasti i Ambrozias në këtë lloj moment që flasim do të kishte shumë probleme.

Të gjitha rastet e abuzimeve këtu do të dilnin në pah dhe ai do të kishte probleme për tu përballur me atë që liria e shtypit ofron. Për këtë arsye, jo vetëm ai, por edhe ministrat e tij dita-ditës duan të minimizojnë daljet televizive ose kanë dalje propagandiste siç është rasti i Taulant Ballës i cili bën show mediatik.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco