SYRI TV/ Rama pranon zyrtarizimin e kërkesës për Sazanin: Si tek Porti i Durrësit, shteti do jetë pjesë

15:06, 19/03/2024
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama nuk e ka një shifër konkrete se sa do të përfitojnë shqiptarët nga projekti për ndërtimin e resortit në Ishullin e Sazanit.

Nga selia e Partisë Socialiste, Rama u shpreh se ky projekt do të zbatohet me të njëjtin standard si Porti i Durrësit, ku shtetit do të jetë pjesë.

Por për kryeministrin Edi Rama 400 milionë dollarët që do të paguhen nga taksat e shqiptarëve për spostimin e Portit është favorizuese, ndërkohë që sipërfaqja e portit ekzistues iu fal Alabarit. 

SYRI TV

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se kompania e dhëndrit të ish presidenti Donald Trump ka bërë kërkesë zyrtare për të  marrë projektin e investimit në ishullin e Sazanit.

Në përfundim të mbledhjes së  drejtuesve të qarqeve, së Partisë Socialiste, Rama pranoi zyrtarizimin e kërkesës së Jared Kushner për të investuar në këtë zonë  por nuk kishte një shifer, se sa përfitojnë qytetarët shqiptarët nga ky projekt.

Kryeministri paralajmëroi se do të jetë e njëjta skemë, si në portin e Durrësit, ku shteti do të jetë pjesë e projektit.

Por ndërsa më herët deklaronte se porti i ri tregtar i Durrësit do të ndërtohej,  po nga privati, si portin turistik të cilin e fali, sot shefi I qeverisë u shpreh se financimi nga taksat e shqiptarëve është formula më e mirë. 

Në fund të prononcimet per media, kryeministri ju shmang pyetjeve për këtë projekt, duke tentuar të intimidojë me kontakt fizik, gazetaren e Syri Tv, Ambrozia Meta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco