Meta: Në Shqipëri çdo tender kontrollohet nga Rama

Meta: Në Shqipëri çdo tender kontrollohet nga Rama

15:12, 18/03/2024
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë i pranishëm në rrugën Korçë-Ersekë, e cila është shembur për herë të dytë, ku u shpreh se në Shqipëri çdo tender kontrollohet nga Rama.

“Para 2 ditësh është shembur për herë të dytë rruga e re. Kjo është vepër që nuk ka lidhje me standardin e një rruge të sigurt, është një rrugë që mbart rreziqe për shoferët, qytetarët dhe pasagjerët. Të hetohet ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë. Janë qindra miliona euro që duhet të shkonin për qytetarët. Korrupsioni ka qenë dhe mbetet prioritet i qeverisë.

Në Shqipëri çdo tender kontrollohet nga Rama, në Shqipëri kilometri i një rruge të re kushton 5 herë më shtrenjtë se në vendet e rajonit, prandaj jemi në këto nivele në paga e pensione. Këtu gjithçka kontrollohet në fushën e prokurimeve nga Edi Rama. Edhe sferat e tjera kontrollohen nga Rama në bashkëpunim me eksportuesit. Në krye të rrugëve, PPP dhe të inceneratorëve është vetëm një njeri e ky është Edi Rama”, u shpreh Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco