SYRI TV/ Fermerët e Sulovës e Selishtës në faliment: Nuk po shlyejmë dot as kreditë

SYRI TV/ Fermerët e Sulovës e Selishtës në faliment: Nuk po shlyejmë dot as kreditë

15:08, 13/03/2024
A+ Aa A-

Fermerët në Sulova dhe Selishtë të Cerrikut po braktisin tokat dhe serat e tyre duke shkuar drejt falimentit. Ata shprehen se nuk kanë pasur asnjë ndihmë nga shteti dhe prodhimet e tyre nuk arrijnë që të shlyejnë as kreditë që ata kanë marrë. Përveç sorollatjes për marrjen e subvencioneve, fermerët përballen edhe me tregun vendas i cili sipas tyre nuk kontrollohet nga askush.

SYRI TV

Fermerët e zonës se Suloves dhe te Selites te bashkise Cerrik po falimentojnë, dhe po braktisin të serat dhe tokat e tyre. Fermerët shprehen se kanë marrë kredi për serat, por prodhimi i tyre ka mbetur stok dhe e kanë të pamundur të shlyejnë edhe këstet e kredisë.

Fermerët janë te zhgënjyer nga shteti i cili ka premtuar se do tu kushtoje me shumë vëmendje për subvencione, por kjo nuk ka ndodhur. Fermerët thone se per te fituar subvencionin u duhet te sorollaten me muaj te tere dhe ne fund mund te marrin vetëm gjysmën e tij e cila nuk mjafton as per sherbimet e plehun baze.

Nga ana tjetër një problem për ta është dhe tregu vendas ne dore te tregtarëve te pa kontrolluar nga askush te cilët për tregun vendas e ulin çmimin nen minimale.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco