Vasili: Shtohen pensionistët që punojnë për mbijetesë, dhe të rinjtë që ikin nga vendi

Vasili: Shtohen pensionistët që punojnë për mbijetesë, dhe të rinjtë që ikin nga vendi

14:37, 13/03/2024
A+ Aa A-

Deputeti dhe nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili shkruan në faqen e tij në Facebook se, janë shtuar pensionistët që punojnë për mbijetesë, ndërsa të rinj largohet me shumicë.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Shtohen 27 mije pensioniste, qe punojnë për mbijetese, largohen 21 mije te rinj , produkti tragjik i qeverisjes se Ramës.

21 mije te rinj me pak te punësuar nga mosha 15-29 vjeç dhe shtohen 27 mije pensionist te punesuar mbi 64 vjeç.

Shifra, qe thonë gjithçka!

Shifrat tregojnë humbjen e plote te shpresës se te rinjve dhe hallin e mbijetesës, qe detyron pensionistet te punojnë për luftuar mjerimin ekonomik sepse qeveria e delenxhinjve te Rames nuk ofron asnjë ndihme.

📌Gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2023, sipas të dhënave nga Anketa e Forcës së Punës, ishin të punësuar mbi 253,5 mijë persona të moshës 15-29 vjeç ose 21 mijë më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2022. .

📌Gati 82 mijë persona mbi 64 vjeç ishin në punë në tetor-dhjetor 2023, nga 54,5 mijë që ishin në të njëjtën periudhe të vitit 2022.

📌Të dhënat tregojnë se, ishin punësuar mbi 27 mijë pensionistë më shumë se në 3-mujorin e fundit të vitit 2022.(monitor)

Me këtë qeverisje antikombëtare dhe te korruptuar deri ne palce Shqipëria po zhbëhet ne mënyre tragjike.

Shpresa e vetme është largimi dhe dënimi i këtyre shushunjave rilindëse, qe ushqehen me djersen dhe gjakun e shqiptareve te thjeshte dhe pensionisteve te varfër.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco