VIDEO/ Berisha: Gjykatësja me tre mbiemra mbron aferat e Ramës! Dumani është përfaqësuesi më flagrant i korrupsionit

19:09, 06/03/2024
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur në protestën e mbajtur në ‘Rrugën e Shpresës’ së Edi Rama është kapur në flagrancë duke rekrutuar me 225 mijë dollarë McGonigalin.

Deklarata:

Këto ditë ju u njohët me tre mbiemrat e asaj që bënë fyerjen më të madhe, fyerjen më të madhe, gjykatësit ta quash gjykatëse.

Mirëpo ç’na del?

Del se Edi Rama është kapur në flagrancë duke rekrutuar me 225 mijë dollarë McGonigalin.

Është kapur në flagrancë duke i hequr licencën një kompanie dhe dhënë një kompanie tjetër dhe Shqipëria është dënuar 20 milionë dollarë për këtë.

Dhe nuk ndodh asgjë. Nuk ndodh asgjë se gjykatësja, ajo që quhet gjykatëse, është fara e mashtrimit, e falsifikimit, e turpit të drejtësisë.

Sepse Damani i tre apartamenteve me rrogë shtetërore, edhe njëherë ftoj çdo shqiptar të pyesë: cili është ai që mund të blejë, mund të bëhet me rrogë shteti vetë dhe bashkëshortja, me tre apartamente?

Në Shqipëri jo, por ndoshta edhe në vende të tjera shumë, shumë vështirë.

Por nga dolën tre apartamentet? Dolën nga ryshfeti. Dolën nga korrupsioni.

Ndaj dhe i marruri peng, merr të tjerë peng.

Dumani është përfaqësuesi më i flagrant i korrupsionit.

Kraja, ish-oficer i policisë sekrete të Enver Hoxhës.

Millonai, një person që shkelmon lirinë dhe të drejtat e qytetarëve, u mohon procesin gjyqësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco