Dhunimi për vdekje e çiftit të moshuarve, Tritan Shehu: Krim jashtë logjikës njerëzore, të kapen kriminelët

Dhunimi për vdekje e çiftit të moshuarve, Tritan Shehu: Krim jashtë logjikës njerëzore, të kapen kriminelët

12:40, 02/05/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka kërkuar të zbardhet krimi i rëndë në Dropull ku u dhunuan për vdekje çifti i të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia.

Deputeti Shehu thekson se ky krim i rëndë është jashtë logjikës njerëzore dhe se policia duhet të zbardhë ngjarjen.

“Një krim i shëmtuar në Bodrisht të Dropullit. Vriten në banesën e tyre barbarisht një çift i moshuar.

Krim tejet i rëndë, jashtë logjikës njerëzore ky.

Nxis e kërkoj nga Policia e Shtetit, Prokuroria, organet e tjera të sektorit të bëjnë të gjitha përpjekjet në zbulimin e kriminelëve.

Ndoshta do të ishte e arsyeshme vendosja edhe e një çmimi prej tyre për çdo informacion të vlefshëm.

Kriminelët duhen arrestuar e dënuar, qoftë dhe për të rivendosur qetesinë në atë komunitet vlerash”, shkruan Tritan Shehu.

Kosta dhe Kleoniqi Ilia, përkatësisht 84-vjeç dhe 88 vjeçe, u gjetën të pajetë nga fqinjët në banesën e tyre në fshatin Bodrisht rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm (2 maj).

Në trupin e viktimave janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco