Salianji flet për ngjarjen e rëndë në Dropull: Tmerr për qytetarët shqiptarë që nuk ka kontroll nga policia

Salianji flet për ngjarjen e rëndë në Dropull: Tmerr për qytetarët shqiptarë që nuk ka kontroll nga policia

11:37, 02/05/2024
A+ Aa A-

Në interpelancën me ministrin e Brendshëm Taulant Balla, deputeti i PD Ervin Salianji është ndalur dhe në ngjarjet e ditëve të fundit në vend, duke përmendur dhe rastin e sotëm të çiftit të moshuar në Dropull të cilët ishin dhunuar për vdekje.

“Bashkëshorti i një ministreje i kërkon dorëheqjen dhe pasi nuk jep dorëheqjen punonjësi i ngul dy tre gozhda. Si mund të besohet Policia e Shtetit ku në mes të Tiranës ndërtohen 7 kate pa leje. Policia nuk i sheh në mes të qytetit, por po ndërtoi njeri në mes të fshatit ia merrni shpirtin dhe i çoni statistikat siç e keni çuar për dënimin e mijërave qytetarëve shqiptarë.

Tragjike ngjarje e sotme në Dropull. Dy të moshuar kanë shenja dhunë. Ka vjedhje të i cilat shkojnë në vdekje. Është tmerr për qytetarët shqiptarë që nuk ka kontroll policia. Disa ditë më parë iu vendos tritol gjyqtarit në Shkodër, ngjarje që nuk ndodhin,. Keni ngjarje të pazbardhura që i citon raporti iu DASH”, tha Salianji.

Njoftimi i policisë për ngjarjen në Dropull:

Dropull/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco