Pse heshtni për sulmet e Ramës? Ambasadori i BE: Nuk ka standard të dyfishtë

Pse heshtni për sulmet e Ramës? Ambasadori i BE: Nuk ka standard të dyfishtë

12:38, 02/05/2024
A+ Aa A-

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato bëri thirrje që SPAK të lihet të bëjë punën e tij.

Gonzato tha se BE nuk ka mbajtur asnjëherë një standard të dyfishtë lidhur me qëndrimin e saj sa i takon mbështetjes së drejtësisë së re.

Pyetje: BE ka dënuar sulmet ndaj drejtësisë, ndaj kreut të SPAK. Ndërkohë edhe Rama i ka sulmuar. Pse reagoni për sulmet nga Meta dhe jo nga Rama?

“Nuk ka standard të dyfishta. Mbështetja për sistemin e drejtësisë është e palëkundur, por mesazhi është i njëjtë dhe i përhershëm. Ne i japim përparësi të madhe reformës në drejtësi dhe duhet ta lëmë të bëjë punën e vet”, tha Gonzato ne konferencë për median.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco