Ekskluzive/ ‘5D’ ortake e djegësit të Tiranës, gjithçka me firmen e Veliajt

12:34, 02/05/2024
A+ Aa A-

Zbardhen lidhjet e inceneratorit të Tiranës me kompaninë “5 D konstruksion”. Emisioni Plug publikoi të dhëna që tregojnë se kompania e kunatit të Redi Mollës, riciklonte mbetje në Sharrë në kohën kur vdiq Ardit Gjoklaj. Kjo kompani u shmang nga hetimet, ndërsa krimi i Ardit Gjoklajt sot e kësaj dite është pa autor. Erion Veliaj kontaktoi që në vitin 2013 kompaninë në pronësi të bashkisë AMIA Verona, e cila më pas u bë partnere e biznesit të plehrave me kryebashkiakun e Tiranës në shoqërinë e ECO Tirana.

Emisioni Plug në Syri Televizion, transmetoi mbrëmjen e të mërkurës të dhëna ekskluzive që lidhin biznesin e inceneratorit në bashkinë e Tiranës me pronarët e kompanisë “5 D Konstruksion”. Të dhënat tregojnë se njerëz të afërm të Redi Mollës krijuan kompani për të kryer riciklimin e mbetjeve në Sharrë, ku humbi jetën tragjikisht Ardit Gjoklaj. Në kohën kur ndodhi vdekja e Ardit Gjoklaj, në landfillin e Sharrës operonin dy kompani, 3.R, Recycling ku dy punonjës të saj u arrestuan por më pas u lanë të lirë për vdekjen e 17-vjeçarit, si dhe kompania I.B. Recycling. Kjo e fundit, nuk u hetua kurrë, nga të dhënat e deritanishme. Por kompania “I.B.Recycling” rezulton se është themeluar Fatbardh Meça.

Sipas të dhënave rezulton se ky shtetas është martuar me vajzën e xhaxhait të Redi Mollës, kreut të kompanisë “5D”. I.B. Recycling dhe 3.R., u futën me firmën e Erion Veliajt në biznesin e ricklimit në landfillin e Sharrës. Në dhejtor të vitit 2015, vetëm pak muaj pasi hyri në zyrën e bashkisë, Erion Veliaj lidhi kontratë me këto kompani për të ricikluar mbetjet në Sharrë. “Plug”, tregoi fakte se si Veliaj nisi biznesin me mbetjet që në vitin 2013 kur u bë ministër i Punës dhe Mirqënies Sociale. Në atë kohë, kompania me aksione të bashkisë së Veronës, AMIA Verona, kotraktoi kompaninë MEG Albania të shtetasit Vladimir Fezga, duke i dhënë autoritetin që të niste negociatat me palën shqiptare për biznesin e mbetjeve. Në vitin 2013, nuk specifikohej pala shqiptare, por ajo u zbulua pas vitit 2015, kur kompania e Vladimir Fezgës u shpërblye nga Erion Veliaj, i cili e bëri ortake të bashkisë së Tiranës në riciklimin e mbetjeve në Sharrë. 

Vladimir Fezga duket se u përdor nga Erion Veliaj si deri në vitin 2018, kryebashkiaku i Tiranës e largoi nga biznesi i plehrave, pasi monopolin e menaxhimit dhe riciklimit të mbetjeve në Sharrë e mori kompania Integrated Energy BV SPV e Mirel Mërtirit, por që sipas Arben Ahmetaj, pronar faktik ishte Erion Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco