‘Bomba’ e gazetarit amerikan në SYRI TV: Interesi i Blinken ishte të vinte përpara dënimit të McGonigal

‘Bomba’ e gazetarit amerikan në SYRI TV: Interesi i Blinken ishte të vinte përpara dënimit të McGonigal

20:42, 19/02/2024
A+ Aa A-

Gazetari dhe autori i famshëm amerikan, Matt Palumbo, tha në intervistën për Armela Ferkon në SYRI TV, se interesi i Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken ishte që të vinte në Tiranë përpara dënimit të agjentit të lartë të FBI, Charles McGonigal.

Kujtojmë se ky i fundit u korruptua nga Edi Rama për të punuar kundër opozitës shqiptare.

“Supozojmë se e ka bërë për qëllime propagande kur thotë gjëra të tilla si Edi Rama është kryeministër i shkëlqyer dhe qeveria e tij është e shkëlqyer.

Është teknikë e vjetër që është gënjeshtër dhe nuk ka asgjë tjetër prapa saj.

Interesi i tij është përpara dënimit të Charles McGonigal.

McGonigal gjithashtu është një person, i cili është gjithashtu një personazh negativ në politikën tonë. Kur ishte pjesë e strukturave të FBI, ai ka punuar në prapaskenë dhe ka dashur të pretendojë se Donald Trump ishte agjent i rusëve.

Nga ana tjetër, anëtarë të komunitetit të kundërzbulimit janë përpjekur për të nxjerrë prova për të vërtetuar këtë.

Ironia më e madhe ishte se McGonigal punonte me oligarkët rusë në mënyrë që të shmangte sanksionet kundër tyre.

Rama nga ana tjetër ka një lidhje të qartë me McGonigal. Ata janë takuar shpesh herë dhe kjo dihej në atë kohë. Dhe duhet të supozojmë se e pranojnë korrupsionin ose janë të përfshirë në korrupsion,” tha Palumbo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco