Shqiptarët e veriut të Kosovës i përgjigjen thirrjes për rikthim në shtëpitë e tyre

Shqiptarët e veriut të Kosovës i përgjigjen thirrjes për rikthim në shtëpitë e tyre

07:20, 14/02/2024
A+ Aa A-

Prishtinë - Qytetarët shqiptarë i janë përgjigjur thirrjes për aplikim për ndërtimin e shtëpive të komunitetit joshumicë në komunat veriore.

Punimet atje tashmë kanë filluar dhe banorët janë të gatshëm që të kthehen në pronat e tyre. Një prej tyre është Ramadan Ademi, i cili kthehet në pronën e tij në lagjen Kroi i VItakut pas plot 24 vitesh.

“Ne kemi jetu në një banesë në qytetin e MItorvicës si refugjatë dhe asnjë ndihmë nuk e kemi pasur nga institucionet, faktikisht kemi qenë pa status në qytetin tonë. Unë e them me plotë të drejt se këta banorë  të kësaj lagjejë, për shqiptarët e kam fjalën, i kanë qëndruar besnik shqiptarisë sepse asnjëri prej nesh nuk e ka shitur pronën”, tha mes tjerash Ademi.

Rindërtimi ka filluar edhe në pronën e Bashkim Rafunes I cili për  24 vjet i rezistoi ofertave të ndryshme për shitjen e pronës, ndonëse jetonte  me qera.

“Kemi  jetuar në shtëpi të hauja dhe na kanë ndihmu dhe organizatata e huaja, pastaj edhe me ndihmën e familjarëve e kemi bërë njëfar zgjidhje por kjo është shtëpia ime që më ka lënë baba dhe kam dashur këtu me u kthy. Normal  edhe shteti duhet me na ofru siguri, deklaroi për RTK Bashkim Rafuna.

Banorët e lagjes Kroi i Vitakut ishin aplikuesit e parë në thirrjen për ndërtimin e shtëpive në  Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq për komunitetin jo shumicë.

Imer Fejza, zyrtar komunal  tha se në të gjithë veriun e Kosovës po ndërohen shtëpi, dhe se tashmë të gjithë qytetarët që e kishin të pamundur të kthehen në shtëpitë e tyre, tani mund të kthehen.

Ky projekt ishte nismë e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal e cila u miratua nga qeveria e Kosovës, me vlerë rreth  1 milon euro. Afati për aplikim mbetet i hapur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco