Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

‘Syri tv gjeti dëshmitë për vjedhjen e shekullit’, Saraçi: SPAK ‘nuk gjen dot’, ata që kanë thithur mbi 100 milionë euro...

‘Syri tv gjeti dëshmitë për vjedhjen e shekullit’, Saraçi: SPAK ‘nuk gjen dot’, ata që kanë thithur mbi 100 milionë euro...

11:12, 06/02/2024
A+ Aa A-

Kryeredaktori i Syri Tv Romir Saraçi ka ironizuar punën e SPAK në hetimin për vjedhjen e shekullit me inceneratorët.

Sipas gazetarit, Syri tv arriti të gjejë dëshmi rëngjethëse për këtë abuzim ndërsa SPAK nuk "nuk gjen dot", për 24 muaj, në një kullë në mes të Tiranës pronarët e kompanitë që kanë thithur mbi 100 milionë euro nga Landfilli i Sharrës!

Postimi i plotë:

Gjeti Syri Tv në 24 orë, pleqtë në azil, çobenët në Greqi, të ndjerën Gjyste Serrmi qe firmoste edhe pse prehej në varrezat e Shkodrës, të gjithë si “pronarë” që thithnin fonde nga Inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. Gjeti Arben Ahmetajn në ekzil, njeriun hije Mirel Mertiri… Ndërsa SPAK "nuk gjen dot", për 24 muaj, në një kullë në mes të Tiranës pronarët e kompanitë që kanë thithur mbi 100 milionë euro nga Landfilli i Sharrës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco