Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

VIDEO-SYRI TV/ Shkarkimi presidentes së urdhrit të psikologut, Bardhi: U gjet me shkelje të rënda korrupsioni

17:05, 30/01/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka përshëndetur vendimin e asamblesë për shkarkimin e Presidentes së urdhrit të Psikologeve, Valbona Treska e cila u gjet me shkelje të rënda për korrupsion.

Teksa rendit shkeljet e saj, anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Silvi Bardhi,  në një deklaratë për mediat tha se Treska ishte në shërbim politik të Ramës dhe Veliaj duke i dal ne krah të tyre në zgjedhjet e 14 majit.

DEKLARATA E ANËTARES SË KËSHILLIT KOMBËTAR, SILVI BARDHI:

Në një akt ndershmërie profesionale dhe kurajoje qytetare, Urdhri i Psikologut, me votën e 204 anëtarëve ka shkarkuar Presidenten e Urdhërit të Psikologëve, Valbona Treska.

Ajo u gjet në shkelje të rëndë për korrupsion.

Në 20 pikat e argumentimit të Asamblesë, Treska ka pasur mungesë transparence në vendimmarrje, përgjigje dhe publikime të vonuara të vendimeve, trajnime të kushtueshme për psikologët, deri në 1 mijë e 400 euro, si dhe në konflikt interesi. Keqmenaxhim të Komisionit të Etikës. Gabime të formës dhe përmbajtjes në dokumentacion dhe mosmbajtje përgjegjësie për to. Mungesë e etikës së komunikimit nga administrata dhe drejtuesit e Urdhërit të Psikologut.

Lista vazhdon.

Zonja në fjalë ra nën votat e kolegëve të cilët nuk ia falën shkeljet dhe korrupsionin. Po të kishte qenë për sistemin gjyqësor ajo do kishte vazhduar gjatë dhe e patrazuar duke shitur licenca.

Treska ndërpreu kështu edhe shërbimin politik ndaj Edi Ramës dhe Erjon Veliajt, të cilëve u doli në krah në fushatën e 14 majit, kundër kandidatit të opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi.

Ajo nuk e duroi dot gishtin që kandidati i opozitës drejtoi kundër korrupsionit, por atë mori para dy ditësh nga kolegët e saj.

Partia Demokratike e përshëndet vendimin e Urdhrit të Psikologut dhe inkurajon të gjitha trupat profesionale në vend që të vendosin të parin parimin e ndershmërisë së profesionit dhe shërbimin ndaj publikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco