Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

SYRI TV/ Mbledhja e Kryesisë së PD, Noka zbardh vendimet: Diversifikojmë aksionin, mosbindje civile

16:46, 30/01/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka paralajmëroi zhvillime të rëndësishme sa i përket procesit të bashkimit të PD edhe jashtë Kuvendit. Noka theksoi se opozita e bashkuara do të intesifikojë aksionin dhe mosbindjen civile. Deklaratat u bënë në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PD, ku u caktuan edhe 4 koordinatorët për organizimin e partisë.  

SYRI TV

Në kampin opozitar do të ketë zhvillime të rëndësishme sa i takon procesit të bashkimit të Partisë Demokratike edhe jashtë Kuvendit. Lajmin e dha Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili paralajmëroi  zhvilime të reja në procesin e  bashkimit, në përfundim të mbledhjes së  kryesisë së demokratëve, ku u caktuan dhe 4 koordinatore per organizimin e partisë.  

Sekretari i Përgjitshëm i PD, paralajmëroi edhe diversifikim të aksionin opozitar dhe mosbidnjes civile, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mundohet me çdo kusht të asgjesojë opozitën.

 Deklaratat e Nokës, u bënë pas mbledhjes së gjatë të kryesisë së PD, ku u caktuan edhe 4 koordinatorë të cilët do të merren me organizimin e partisë. Kryesia vendosi që Gazmir Spahija, Klevis Balliu, Aurel Bylykbashi dhe Arben Qirjako do të jenë koordinatorë për çështjet e organizimit të Partisë. Në mbledhje, u caktua edhe Bleind Këlliçi, si drejtues politik i qarkut të Tiranës.    

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco