Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

SYRI TV/ Meta: Pensionistet shqiptarë te diskriminuar, Rama të heqë dorë nga politikat përjashtuese

16:15, 30/01/2024
A+ Aa A-

Pensionistët janë kategoria më e diskrimiuar në Shqipëri. Kështu deklaroi këtë të martë kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili shtoi se përgjegjëse kryesore për këtë situatë ështe qeveria. Ai i bëri thirrje kryeministrit Rama të heq dore nga politikat ashpërsuese. Në konferencen me gazetarët Meta komentoi edhe përjashtimin e deputetëve të opozitës nga Kuvedi, që sipas tij është e papranueshme dhe tregon frikën e qeverisë

SYRI TV

Kryetari i Partisë së Lirisë  Ilir Meta  denoncoi diskrimiminimine  pensionistëve në Shqipëri, dhe varfërimin e tyre per shkak të rritjes së çmimeve. Në një  konferencë për gazetarët Meta deklaroi se qeveria është përgjegjëse për situatën e rënduar ku ndodhen pensionistët,  ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Rama që të heqë dorë nga politikat përjashtuese.

I pyetur për aksionin politik, Meta deklarroi se  opozita është e unifikuar në Kuvend, këshilla bashkiak dhe vijon betejën e saj teksa shtoi se , ashpërsimi i masave ndaj deputetëve opozitarë është e papranueshme dhe tregon frikën e qeverisë.

Ish presidenti njoftoi se të enjten PL do të mbledhë Komitetin Drejtues Kombëtar nga ku do të shprehen edhe qendrimet lidhur me situatën politike dhe ekonomike të vendit dhe qasjen që duhet të ketë opozita përballë saj.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco