Zyla: Vizita në Shqipëri duhej të deklarohej, McGonigal mori para nga oligarku rus por jo nga...

22:32, 25/01/2024
A+ Aa A-

Gazetari dhe analisti Julian Zyla gjatë debatit në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka folur për çështjen e Charles McGonigal me Edi Ramën.

Gjatë bisedës, Zyla u shpreh se McGonigal ka marrë para nga oligarku rus që të mos hetohej dhe shkelja që ai ka bërë në atë vizitë në Shqipëri është që nuk e deklaroi.

Nënkuptoj që në atë darkë ishin shumë persona dhe 10 mijë dollarë mund ti referohet më tepër numrit të personave.

Kjo darkë mund të kushtonte dhe 100 dollarë dhe mund të përbëjë shkelje penale.

Akuza ndaj tij në SHBA nuk kishte lidhje me Ramën

Unë kam përshtypjen që shpesh herë, për ne shqiptarët drejtësia është e padrejtë kur nuk na pëlqejnë vendimet e saj, dhe kjo është mëse njerëzore.

Pyetja ime është, pse duhet të hapej çështja kur duhej mbyllur?!

Nën dijeninë time nuk ka pasur ndonjë forcë juridike që i ka detyruar të hapin çështjen, nëse ka pasur për tu mbyllur si çështje, nuk do hapej.

McGonigal ka marrë para nga oligarku rus që të mos e hetonte, nuk ka pranuar që ka marrë lek nga Rama.

Shkelja për vizitën në Shqipëri është që ai nuk e ka deklaruar, vizita duhej të deklarohej.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco