Presidenti dekreton emërimin e Adea Pirdenit në detyrën e Ministres për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Presidenti dekreton emërimin e Adea Pirdenit në detyrën e Ministres për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

11:43, 15/01/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me propozim të kryeministrit Edi Rama, dekretoi emërimin e zonjës Adea Pirdeni në detyrën e Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Katër diutë më parë, kreu i qeverisë njoftoi se ka shtuar Ministrinë e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe në krye të saj ka emëruar Adea Pirdenin.

Ky ndryshim sipas Ramës, vjen në kushtet kur Shqipëria po punon për kapitujt e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, të cilat kërkojnë një qasje të re ndaj administratës publike.

“Për ta nxitur këtë qasje të re dhe adresuar sfidat e mësipërme, do t’i dërgoj Presidentit të Republikës propozimin për miratimin e një tjetër anëtari të ri të kabinetit qeveritar, si Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Këtë detyrë do ta kryejë zonja Adea Pirdeni, e cila ka kryer tre vjetët e fundit rolin e zv.ministres së drejtësisë dhe ka spikatur me lidershipin e me profesionalizmin e saj në rolin e zv.kryenegociatores me Bashkimin Europian, si edhe në mbulimin e kapitullit madhor të Gjyqësorit e të Drejtave Themelore”, tha Rama.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco