'The Times nga Londra e sheh pastrimin e parave në Tiranë, por SPAK në Tiranë nuk e sheh dot!!!'

'The Times nga Londra e sheh pastrimin e parave në Tiranë, por SPAK në Tiranë nuk e sheh dot!!!'

11:30, 17/06/2024
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

The Times nga Londra e sheh pastrimin e parave në Tiranë, por SPAK në Tiranë nuk e sheh dot!!!

Gazeta angleze ‘The Times’ një nga mediat më të vjetra themeluar 239 vjet më parë, dje flet qartë për pastrimin e parave në Tiranë.

A është e para The Times, që publikon botërisht problemin e pastrimit të parave në Tiranë?

Jo nuk është e vetmja është më e freskëta. Por edhe shumë media botërore me autoritet botëror të njohur e kanë ngritur kaq herë këtë problem kaq të madh të kthyer në shqetësim europian.

Faktet e pastrimit të parave në Tiranë ulërasin dhe dhjetra mijëra apartamente të mbyllur nga njëra anë dhe çmimet e çmendura mijëra euro metri katror nga ana tjetër janë prova shumë të qarta që flasin vetë.

Zgjidhja e vetme e kësaj situate kriminale është që të veprojë me ashpërsi ligji dhe të ndëshkojë e ndal këtë proces shkatërrimtar të ekonomisë, të biznesit të ndershëm që mbyllet dhe falimenton për shkak të pastrimit të parave si të shkatërrimit urban dhe historik të Tiranës.

Megjithëse më shumë zhurmë e propagandë në shqip dhe anglisht u ngrit gjoja struktura e posaçme SPAK, që demek do të bënte hatanë, ka ndodhur e kundërta.

SPAK është sot struktura me ‘perfekte’ për të mos luftuar pastrimin e parave dhe mosndëshkuar kriminalizimin të shtetit dhe ekonomisë nga paratë e narkotrafikut.

Nga SPAK nuk ka asnjë hetim proaktiv, asnjë hetim i ndërmarrë kryesisht megjithëse opozita dhe mediat kanë bërë publike fakte të rënda dhe asnjë pastrues parash i dënuar.

Por e kundërta ka ndodhur mosveprime të qëllimshme dhe bllokime hetimesh duke i krijuar pastrimit të parave një ambient perfekt ku ato veprojnë të pandëshkuar e të paprekur.

Veprimet propagandistike dhe me regji te SPAK, që merret me arka sardelesh apo shpikje ngjarjesh mediatike si dhe goditja e opozitës me regjinë e rilindjes e kanë shndërruar SPAK në një parti politike prokuroresh aleate të rilindjes së Ramës.

Kullat në mes të Tiranës, që pastrojnë para' dite e natë i shohin deri nga Londra ndërsa SPAK vetëm qindra metra larg nuk i sheh dhe nuk lëviz gishtin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco