Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Harxhi: Rama ja ka kaluar edhe Putinit, absurditete të tilla nuk ndodhin as në ‘botën e tretë’

20:03, 09/01/2024
A+ Aa A-

Anëtarja e Kryesisë PD, Edith Harxhi teksa ishte pjesëmarrëse në protestën poshtë banesës në liderit të opozitës Sali Berisha, ka treguar se shoqëria civile është e bindur tashmë se ka një mision kundër këtij abuzimi qeveritar.

Në një lidhje direkte nga rruga Mustafa Matohiti  për edicionin e mbrëmjes në Syri Tv, Harxhi shprehet se vendimet ndaj liderit opozitar nuk ndodhin as në ‘botën e tretë’, aq më pak në vendet anëtare të NATO-s.

Sipas saj, Rama ka tejkaluar edhe Putinin.

“Kjo do të vazhdojnë për aq kohë sa ky abuzim I qeverisë, i Edi Ramës personalisht dhe i drejtësisë politike të mos japë vendimin e duhur për mosdalijen e arrestit me burg të zotit Berisha dhe të ndryshojë masën e menjëhershme sepse këtu nuk ka akuzë  dhe pas 3 vitesh hetime që kanë bërë të dalin me një gjë kaq qesharake. Të mbajnë liderin e opozitës të mbyllur pa akuzë, kjo jo vetëm është e pazakontë për një vend të NATO-s por unë mendoj që edhe për vendet e botës së tretë.

Kini parasysh Navalni, lideri I opozitës ruse, ai edhe nga një burg në Siberi vazhdon akoma aktivitetit politik e  të komunikojë në Tëitter me ndjekësit e tij. Edi Rama ka tejkaluar edhe Putinin tashmë. Ne jemi në një çështje Sui Generis në qëndrime, por dhe ky absurditet politik kaq i madh nuk e kam dëgjuar e lexuar jo në vendet anëtare të NATO-s por as në Serbi jo.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco